Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me një vit e katër muaj burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur ai ishte në krye të RTSH. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
/rtsh.al/