RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO pranon dosjen e shoferit të Ardi Veliut, bashkëshortes dhe dy vajzave të tij

18/09/2024

GJKKO pranon dosjen e shoferit të Ardi Veliut, bashkëshortes dhe dy vajzave të tij

Gjykata e Posaçme ka pranuar dosjen e shoferit të ish-drejtorit të Policisë Ardi Veliu dhe familjarëve të tij, të cilët akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit.

Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, dhe dy vajzat e tyre u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal që kontrabandonin mallra me vlerë nga Francë në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procedimi në total u arrestuan 12 persona.

/rtsh.al/