GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit pasi gjykata rëndoi pozitën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Në seancën e sotme është rrëzuar kërkesa e Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Ish-ministri i shëndetësisë kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se Davidhi, nuk pranoi të jepte të arsyetuar vendimin për rëndimin e akuzës ne vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrezojë këtë akuzë. Gjykata shpalli vendimin për kalimin e dosjes për gjykim. Në lidhje me formën e gjykimit do të shprehet trupa gjykuese e Themelit.
Nga ana e tij, ish-ministri ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si tendencioze. Ai deklaroi se nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar për te mos hapur provat një më një.
“Ju e shkatërruat procesin, hetimet dhe akuzën ne mënyre te parikuperueshme dhe përmes heshtjes suaj te paligjshme, na keni vendosur ne pamundësi mbrojtjeje efektive për fakte qe nuk janë ne akuze dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni pare dhe me çfarë provash i mbështesni si fakte.
I gjithe ky proces penal sic e kam deklaruar ne kete salle ne menyre te perseritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e dates 23 dhjetor 2024 vendoset një gur te rëndësishëm ne themelet e politizimit te kësaj çështje penale. Meqenëse unë Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzuar ne këtë çështje penale dhe meqenëse ju e konstatuat se as shkelja e barazisë ne tender, as shpërdorimi i detyrës dhe as korrupsioni pasiv nuk qëndronin, shpiket akuzën e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se unë do t’i çmontoj dhe këto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.
U provua se gjate hetimeve, organi i akuzës nuk ka bere asnjë përpjekje, për te gjetur prova qe janë ne favorin tim, edhe pse këtë e kërkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here ne dosjen hetimore për numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. Studimi i fizibilitetit përmend se janë rreth 50,000 ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa, sipas organit te akuzës janë 63,000. Ne 5 vite organi i akuzës nuk mori mundimin te hetoje vete se sa ka qene realisht ky numër. Nuk ia kërkoi vete asnjëherë zyrtarisht Ministrisë se Shëndetësisë, edhe pse ne dosjen hetimore janë përgjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumës.
Organi i akuzës nuk ka lenë cep ne internet pa rremuar për prova kundër meje. Lidhur me numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne ëeb te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 është i pasakte. Shifrat e përcjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, janë ndjeshëm te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzës, kur ka llogaritur totalin 63,000 te ndërhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. As ju nuk kërkuat qe organi i akuzës te provoje vërtetësinë e shifrës 63,000”, deklaroi Beqaj në sallë.
/rtsh.al/