RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish-shefin e kirurgjisë në QSUT

4 orë para

GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish-shefin e kirurgjisë në QSUT

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti.

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikthejë aktin e ekspertimit financiar,  teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.

Në muajin shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Prokurorisë së Posaçme iu deshën 4 vite hetime për të kopsitur dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, teksa atij iu sekuestruan disa shuma parash të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe banesë.

Më 13 shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur 4 akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

/rtsh.al/