RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastra nis festën, atmosferë festive në sheshin “Çerçiz Topulli”

07/12/2024

Gjirokastra nis festën, atmosferë festive në sheshin “Çerçiz Topulli”

Gjirokastra ndez dritat e pemës së krishtlindjeve në sheshin “Cerciz Topulli”. Ishin kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe ministrja e turizmit Mirela Kumbaro që në këtë mbrëmje që startoi periudhën festive përshëndetën dhe përcollën urimet për dhjetëra qytetarë e vizitorë  që u bënë pjesë e kësaj ceremonie.

Ishin fëmijët ata që iu gëzuan më së shumti kësaj atmosfere festive, të cilët ndoqën me kërshëri shfaqjen e cirkut nga mjeshtri Mico Kasapi,  koncertin e organizuar nga qendra kulturore “Fato Berberi” dhe muzikën e “Hot Stuff Band”.

Sheshi “Cerciz Topulli”, do të jetë vendi ku përgjatë muajit dhjetor do të presë mjaft aktivitete për të argëtuar jo vetëm banorët e saj, por edhe turistë që do ta zgjedhin si destinacion këtë periudhë festash.

Gazetare Y.Ponde

/rtsh.al/