RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër, 3000 turistë vizitojnë muzeun e armëve

12/01/2021

Gjirokastër, 3000 turistë vizitojnë muzeun e armëve

Muzeumet janë ndër qëndrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa mirëadministrimi i tyre është në vëmendje të bashkisë Gjirokastër. Edhe pse një vit i vështirë për shkak  të pandemisë së covid-19, muzeumet që funksionojnë në Gjirokastër, janë vizituar nga një numër i konsiderueshëm turistësh vendas dhe të huaj, ku numrin më të lartë e zënë vendasit. Sipas statistikave të marra vetëm muzeu i armëve është vizituar nga rreth 3000 turistë përgjatë vitit që lam pas.

“Ishte një vit i vështirë, jo vetëm për Gjirokastrën por për të gjithë vendin. Natyrisht reflektoi pasojat edhe në Gjirokastër. Ndërkohë dihet që turizmi i Gjirokastrës është i natyrës sezonale , ku pikun e ka në perjudhën e verës. Gjithsesi po vëmë re që edhe në dimër ka filluar  të ketë një numër të lartë vizitorësh. Në këtë perjudhë kryesisht vizitorët kanë qënë vendas , por kemi pasur edhe të huaj. Gjatë vitit 2020 vetëm në muzeun e armëve  kemi pasur 3000 vizitorë”, thotë Besnik Shehu përgjegjës në muzeun e armëve .

Aktualisht në qytetin e Gjirokastrës funksionojnë disa muzeume si Muzeu i Armëve, "Shtëpia e Kadaresë", etj… , të cilat janë pika të rëndësishme për zhvillimin e turizmit .