RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjermania ende përballet me pasojat e pandemisë COVID-19

28/09/2021

Gjermania ende përballet me pasojat e pandemisë COVID-19

Qeveria e re e Gjermanisë do të trashëgojë një ekonomi që përpiqet të lërë mënjanë pasojat e pandemisë globale dhe e goditur nga inflacioni i lartë, vlerësoi banka qendrore e vendit, Bundesbank.

“Në përgjithësi, prodhimi ekonomik ka të ngjarë të rritet më fuqishëm në tremujorin e tretë, sesa në pranverë”, tha intitucioni në raportin mujor të shtatorit.

Ekonomia më e madhe e Evropës po rimëkëmbet nga rënia e fillimit të vitit, falë lehtësimit të masave të bllokimit antiCOVID-19.

Por, në raportin e saj, banka paralajmëroi gjithashtu se industria po lufton me mungesat e materialeve dhe ngushticat e furnizimit, që kanë lënë në hije rritjen ekonomike jo vetëm në Gjermani, por edhe në pjesë të tjera të botës.

Sidoqoftë, rezultati i zgjedhjeve të fundjavës në vend mbetet i hapur, me drejtuesit e biznesit që u bëjnë thirrje partive kryesore të shmangin pasigurinë politike dhe të formojnë një koalicion të ri, sa më shpejt të jetë e mundur.

Instituti ekonomik Ifo tha të premten se treguesi i tij i besueshëm i besimit të biznesit gjerman ra për të tretin muaj rresht në shtator, me Bundesbank që kishte paralajmëruar më parë kundër shpresave për një kthim të hershëm në nivelet e para krizës në vend.

Me shqetësim të njëjtë për biznesin, buletini i bankës sheh që inflacioni gjerman të godasë midis 4 dhe 5 për qind në baza të përkohshme në muajt e ardhshëm.

Ekonomistët gjithashtu kanë shprehur shqetësimet se ekonomia e vendit mund të ketë humbur vrullin, ndërsa po shkon drejt muajve të fundit të vitit./ ATSH