RTSH 24 Live

Europë

Gjermani, zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt 2025

12/11/2024

Gjermani, zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt 2025

Gjermania do të shkojë në zgjedhje më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Udhëheqësit parlamentarë nga partitë më të mëdha politike të vendit – social-demokratët (SPD) e Scholzit dhe Unioni Kristian-demokrat konservator (CDU) – arritën një marrëveshje të martën, thanë burime nga të dyja palët për dpa.

Vendimi vjen pas një jave grindjeje në Berlin pasi Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave, Christian Lindner nga Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit, duke e bërë partinë të tërhiqet nga koalicioni trepalësh.

Largimi i FDP-së e la Scholzin pa një shumicë në Bundestag.

Për mbajtjen e zgjedhjeve, Scholz pritet të thërrasë votëbesimin në Bundestag më 16 dhjetor.

/ rtsh.al /