The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e mediave sociale të Elon Musk, X, nga llogaritë e saj zyrtare.
Në një njoftim për lexuesit, prestigjiozja britanike tha se në platformën e quajtur më parë Twitter, shpesh ka përmbajtje shqetësuese.
"Ne donim t'u bëjmë të ditur lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të Guardian në faqen e mediave sociale X ," tha Guardian.
The Guardian ka më shumë se 80 llogari në X me rreth 27 milionë ndjekës.
The Guardian tha se përmbajtja në platformë për të cilën kishte shqetësime të vjetra përfshinte teori konspirative të ekstremit të djathtë dhe racizëm . Ai shtoi se mbulimi i faqes për zgjedhjet presidenciale në SHBA e kishte kristalizuar vendimin e saj.
Më tej në njoftim thuhet se; “fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që ne kemi konsideruar për një kohë të gjatë: se X është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik”.
/rtsh.al/