RTSH 24 Live

Sociale

Gjendja e 5 liqeneve të Tiranës, mungesë infrastrukture në Bovillë, Fjollë, Kashar, Kus dhe Prush

25/11/2022

Gjendja e 5 liqeneve të Tiranës, mungesë infrastrukture në Bovillë, Fjollë, Kashar, Kus dhe Prush

Mungesa e infrastrukturës i penalizon 5 liqene të Tiranës për të qenë pjesë e pikave turistike. Organizata “Njerëz në Fokus” publikoi një raport vlerësimi te gjendjes se liqenit te i Bovilles, atij të Fjollës, të Kasharit, të Kusit dhe të liqenit të Prushit.

Ndërkohë përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës thotë se janë ndërmarrë nisma për përmirësimin e gjendjes së këtyre mjediseve natyrore. Ndërsa kujton transformimin e zonave të tjera, siç është Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.

Pjesë e projektit “Për Tiranën time” ishin edhe disa nisma konkrete për të përmirësimin e gjendjes në këto liqene.

Raporti i vlerësimit të gjendjes së 5 mjediseve natyrore të Tiranës u mbështet nga “Lëviz Albania” dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. 

/rtsh/