RTSH 24 Live

Muzikë

Gjejmë veten me kafshët, sesa me njeriun! Mimoza Ahmeti: Më refuzuan për stilin!

29/10/2023

Gjejmë veten me kafshët, sesa me njeriun! Mimoza Ahmeti: Më refuzuan për stilin!

Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin më të ri, "E diela jonë", në RTSH 1.

Ahmeti nuk e priste që gjatë emisionit këngëtaret të luanin këngët e saj me bandën muzikore, momente këto që i dhanë shumë emocione e përlotje.

Duke mbetur tek muzika e saj, artisja dhe autorja e njohur tregoi se kishte planifikuar një koncert, por projekti ka mbetur peng për shkak të financave.

Por si e gjen Ahmeti sot muzikën tonë? Tregon se ka shumë emra, si Era Istrefi, NRG Band apo Dafina Zeqiri, që i ndjek me kënaqësi, ndërsa flet edhe për Eurovizionin:

"Në Eurovizion më tepër fiton spektakli se kënga. Por Eurosong është një stimul i madh për të çarë në Evropë. Përpara disa vitesh iu luta një grupi kosovar për një bashkëpunim dhe më refuzoi duke më thënë që kam stilin tim. Është gjë e mirë që secili të ketë stilin e vet."

Ç'ndodh me jetën e saj private? Ç'formë kanë dashuritë e saj sot?

"Njeriu shumë herë e gjen veten me një mace, me një qen, sesa me një njeri. Unë kam një mace dhe jetoj me një njeri që është i sëmurë dhe lufta është me kë do të rri maçoku. Një ditë më tha se maçoku ka marrë shumë nga dashuria midis nesh."

/rtsh.al/