RTSH 24 Live

Aktualitet

Gërdeci, dëm financiar buxhetit - GJKKO nuk pranon kërkesën e Mediut për riekspertimin ekonomik

4 orë para

Gërdeci, dëm financiar buxhetit - GJKKO nuk pranon kërkesën e Mediut për riekspertimin ekonomik

Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar Fatmir Mediut kërkesën për riekspertimin ekonomik të demontimit të armëve në Gërdec, duke lënë në fuqi ekspertizën financiare që evidenton se nga ky proces i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Avokatët mbrojtës së ish-ministrit pretenduan në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Nga shpërthimi Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/