RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Gentian Malindi dënohet me 8 vite e 8 muaj burg, porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit

10/01/2023

Gentian Malindi dënohet me 8 vite e 8 muaj burg, porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit

Gentian Malindi është dënuar me 8.8 vite burg. Malindi ishte arrestuar kohë më parë me akuzën si porositës i 137 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

I akuzuari kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO ndërsa procesi ndaj tij fillimisht nisi në mungesë. Më pas me arrestimin e tij u rihap çështja ndaj tij.

Malindi u vendos në pranga 27 tetorin e vitit të kaluar në afërsi të Vlorës. Në momentin e arrestimit Malindit iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara.

Lënda narkotike për të cilën është akuzuar Malindi si pritës i saj u pikas fillimisht nga autoritetet greke.

Këto të fundit, e zëvendësuan kokainën me oriz për të parë më pas se cili do të ishte destinacioni i saj.

Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, i cili përfundoi në Portin e Durrësit.

Në aksionin e policisë ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Ndërsa sot është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg edhe Gentian Malindi. /rtsh.al/