RTSH 24 Live

Botë

Gallant: Izraeli nuk dëshiron luftë në Liban!

27/06/2024

Gallant: Izraeli nuk dëshiron luftë në Liban!

Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund të shkaktojmë dëme të rënda në Liban nëse do të nisë lufta”, shtoi Gallant.

"Izraeli ka aftësitë ushtarake për ta rikthyer Libanin në "epokën e gurit", por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike për përplasjen me Hezbollahun në veri. “Ne nuk duam luftë, por jemi gati për çdo skenar. Hezbollahët e dinë mirë se ne mund t’i shkaktojmë dëme masive nëse shpërthen një luftë”, shtoi Gallant.   

 

/ rtsh.al /