RTSH 24 Live

Sociale

Fundjava drejt Ulqinit, qytetarët kërkojnë procedura të përshpejtuara

08/12/2023

Fundjava drejt Ulqinit, qytetarët kërkojnë procedura të përshpejtuara

Me mjete private apo me linja autobusësh, këtë të premte në Muriqan kihste fluks të shtuar në dalje të kësaj pike kufitare.

Pjesa më e madhe bëjnë me dije se i janë drejtuar Ulqinit për të kaluar fundjavën.

Ndërkohë kërkojnë rikthim të marrëveshjeve e cila ishte gjatë sezonit veror, marrëveshje kjo e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe Dritan Abazovic, për kalimin me procedura të përshpejtuara, gjë e cila do të eleminonte radhët sidomos gjatë festave të fundvitit.

Sipas të dhënave nga policia kufitare gjatë 48 orëve të fundit kanë lënë vendin tonë rreth 7100 shtetas ndërsa kanë hyrë 6 mijë të tjerë.

Fluksi më i madh është regjistruar këtë të premte në dalje te pikës kufitare të Muriqanit.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/