RTSH 24 Live

Letërsi

Fuga sjell krijimin e fundit  mbi totalitarizmin si koncept në shoqërinë shqiptare

03/11/2022

Fuga sjell krijimin e fundit  mbi totalitarizmin si koncept në shoqërinë shqiptare

Në një mënyrë krejt origjinale prof. dr. Artan Fuga prezantoi për kolegët, miqtë dhe publikun e zgjedhur botimin e tij më të fundit “Ideologjitë dhe propaganda autoritare në Shqipëri : përqasje në antropologji strukturore”.

Për akademikun Fuga ky studim ka një shtrirje shekullore. Ai përpiqet të shtjellojë totalitarizmin si concept në shoqërinë shqiptare qysh nga kohët e hershme dhe deri në ditët tona.

Propaganda autoritare sipas profesor Fugës nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet. E bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan. Individi  mbetet në kërkim të “babait” dhe të “nënës”, pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të, shkruan prof. dr.Artan Fuga.

Ky libër analizon formimin psikologjik të individit që ka rrënjosur propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste në Shqipëri.

 

/ rtsh.al /