RTSH 24 Live

Sociale

Fshatin nuk e ndërron me asgjë - Zef Lleshi nga Bukmira thotë se jeta në fshat është më aktive

11/02/2024

Fshatin nuk e ndërron me asgjë - Zef Lleshi nga Bukmira thotë se jeta në fshat është më aktive

12 km larg Rrëshenit, pranë HEC-it të Qafë Mollës, shtrihet një ndër fshatrat më të bukur në vend, Bukmira e Mirditës.

Këtu, Zef Lleshi ka ngritur me mundim 7 dynym vreshtari dhe prodhon deri në 150 kuintal rrush në vit, të cilin e bën raki dhe vere.

Punën në bujqësi e rinisi pas rikthimit nga emigracioni 20 vite më parë.

Sëbashku me bashkëshorten të dy në pension, e gjejmë duke u kujdesur për vreshtin dhe arrorët të cilët i shton çdo vit.

Pavarësisht kërkeses së fëmijëve të tij, për t’u zhvendosur në Lezhë, 70-vjecari nuk pranon ta braktisë fshatin e lindjes.

Bukmira njihet ndër vite për kultivimin e Rrushit. Në këtë zonë ka rreth 100 hektarë vreshtari, duke u kthyer në burim jetese për ata pak banore që kanë ngelur në këtë fshat, në të cilin aktualisht jetojnë 40 familje.

RTSH