RTSH 24 Live

Kulturë

FOTOT- Mbyllen karnavalet në Shkodër, muzikë, bejte, digjet ‘dordoleci’  

25/02/2024

FOTOT- Mbyllen karnavalet në Shkodër, muzikë, bejte, digjet ‘dordoleci’  

E diela shënoi mbylljen e aktivitetit të karnavaleve në qytetin e Shkodrës. Në qendër të qytetit u zhvillua një performancë nga aktorët e teatrit “Migjeni”, me bejte dhe muzikë nga banda e qytetit.

Nuk munguan as të ftuar nga Tuzi dhe Korça, teksa qytetarët që u bënë pjesë e karnavaleve me maska shprehen se karnavalet nuk mund të bëhen në asnjë qytet tjetër si në Shkodër.

Gjatë aktivitetit nuk mungoi edhe një paradë gjatë rrugëve kryesore dhe pedonales së qytetit të Shkodrës, çka tërhoqi edhe vëmendjen e qytetarëve të tjerë.

Pjesë e aktivitetit është bërë edhe kryeministri, Edi Rama së bashku me familjen e tij, i cili shkoi në Shkodër që një natë më parë, për të parë nga afër këto festime. Karnavalet në Shkodër, pas 3 ditësh, u mbyllën me djegien e dordolecit pranë sheshit “Nënë Tereza”.

/rtsh.al/