Rreth 50 ditë nga nisja e punimeve, ka nisur të marrë formë spitali rajonal i Fierit, një dhuratë nga qeveria turke. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të tjera nga kjo vepër e rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor, ku shihet se sa kanë avancuar punimet brenda godinës Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate. Në Turqi gjatë muajit janar, presidenti Erdogan i premtoi kryeministrit Rama se spitali përfundon brenda 3 muajsh.
Aktualitet
FOTOT/ Kryeministri Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i ri i Fierit nga brenda
16/03/2021
Lajmet kryesore
2 orë para