Në një natë të kthjellët është e mundur të shihni mijëra yje që shkëlqejnë në qiell. Eksplorimi i qiellit mund të jetë një përvojë emocionuese dhe një ndjenjë e mahnitshme.
Nga Andromeda në Ursa Major, “monumentet” kozmike që dominojnë qiellin dhe t'i dalloni ato me sy të lirë.
Konstelacioni Andromeda- i njohur gjithashtu si “Vasha me zinxhirë”, ky formacion yjor për habinë e shumë njerëzve mund të dallohet me sy të lirë në një natë të kthjellët nga gushti deri në shkurt. Ai përfaqëson një nga objektet më të largëta që syri i njeriut mund të shohë në univers pa ndihmën e një teleskopi.
Kostelacioni Canis Major (Qeni i Madh)- Canis Major është një formacion yjor i lehtë për t'u gjetur dhe i dukshem nga shumica e zonave të botës, falë pozicionit në jug të ekuatorit qiellor. Syri i shkëlqyeshëm i Canis Major është ylli më i ndritshëm në qiell dhe quhet Sirius.
Kostelacioni Orion (Gjuetari)- I dukshëm në të gjithë botën, Orioni është një nga yjësitë më të identifikueshme, si dhe një nga figurat më të vjetra të konstelacionit duke kryqëzuar kulturat për mijëra vjet. Orioni përshkon ekuatorin kështu që është i njohur për vëzhguesit si në hemisferën veriore ashtu edhe në atë jugore dhe mban rekordin për mbajtjen e yjeve më të shndritshëm në një model yjor.
Crux (Kryqi i Jugut)- Një nga më të famshmet nga të gjitha yjësitë jugore, Crux është yjësia më e vogël në qiell, por është ndër më të njohurat. Ai shënohet thjesht nga katër yje të shndritshëm dhe në kohët e lashta përpara zhvendosjeve të yjeve drejt jugut, yjet e Crux ishin të dukshëm nga Evropa.
Ursa Major (Arusha e Madhe)- Arusha e Madhe është lehtësisht e identifikueshme dhe përfaqëson bustin dhe bishtin e pasmë të ariut me yjet e tjerë të yjësisë që tregojnë hundën dhe këmbët e tij të gjata. Për shumicën e vëzhguesve në hemisferën veriore, Arusha e Madhe është mjaft afër polit verior saqë nuk bie kurrë nën horizont dhe rrotullohet rreth Yllit të Veriut një herë në ditë./NationalGeographic/
/rtsh.al/