RTSH 24 Live

Teknologji

India dhe Gjermania nënshkruajnë planin për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër

26/10/2024

India dhe Gjermania nënshkruajnë planin për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër

Gjermania dhe India kanë nënshkruar në Nju Delhi një plan për hidrogjenin e gjelbër në takimin e qeverive Gjermani-Indi. Ai parashikon kërkimin dhe zhvillimin e hidrogjenit si një burim alternativ energjie.

“Plani për hidrogjenin e gjelbër, nuk do të thotë se qeveritë do të bëjnë gjithçka, përkundrazi ato kanë përcaktuar fusha të ndryshme të punës, të cilat aktualisht janë duke u shqyrtuar”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

“Gjermania dhe India ndajnë qëllimet e përbashkëta për reduktimin e varësisë së tyre në importet e karburanteve fosile, dekarbonizimit të ekonomive të tyre dhe krijimin e ekonomive të fuqishme kombëtare të hidrogjenit të gjelbër”, mësohet nga deklarata e përbashkët zyrtare.

Qeveria gjermane po planifikon që hidrogjeni të gjenerojë midis 95 dhe 130 teravat-orë energji në vit në Gjermani, ekuivalente me më shumë se 3 milionë tonë hidrogjen.

India synon të rrisë kapacitetin e prodhimit të hidrogjenit në 5 milionë tonë në vit deri në fund të kësaj dekade.

Plani synon të lidhë kompanitë e sektorit privat, të promovojë bashkëpunimin në kërkim dhe zhvillim dhe të koordinojë legjislacionin.

Gjithashtu, përmes tij do të mbështetet ndërtimi i terminaleve në Indi për eksportin e amoniakut të gjelbër.

Të dy vendet kanë një partneritet në sektorin energjetik që nga viti 2006. 

/ rtsh.al /