RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Liban: Izraeli kërkon të na largojë me forcë

20/10/2024

Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Liban: Izraeli kërkon të na largojë me forcë

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban (UNIFIL) kanë deklaruar se një buldozer i ushtrisë izraelite ka shkatërruar kullën e vëzhgimit dhe një gardh rrethues të një pozicioni të OKB-së në Marëahin në Libanin jugor më herët sot.

“Përsëri, ne i kujtojmë IDF-së dhe të gjithë aktorëve për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe pronës së OKB-së dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”, thuhet në deklaratën e UNIFIL.

Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti thirrjen e tij për paqeruajtësit në Libanin jugor që të largohen nga zona të caktuara pranë kufirit izraelit, duke akuzuar Hezbollahun se përdor pozicionet e UNIFIL si mbulesë ndërsa sulmon Izraelin.

Gjithashtu, kryeministri izraelit hodhi poshtë si pretendimet se forcat izraelite kishin sulmuar bazat e UNIFIL-t.

IDF ka kërkuar vazhdimisht që UNIFIL të lirojë pozicionet e saj përgjatë Linjës Blu dhe ka dëmtuar qëllimisht pozicionet e OKB-së. Pavarësisht presionit që po ushtrohet mbi misionin dhe vendet tona kontribuuese me trupa, paqeruajtësit mbeten në të gjitha pozicionet”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/