RTSH 24 Live

Sociale

Fluks në doganën e Morinit, rritet numri i lëvizjeve në fundjavë

10/08/2024

Fluks në doganën e Morinit, rritet numri i lëvizjeve në fundjavë

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh.

Janë shqiptarë të Kosovës ata që zgjedhin më shumë bregdetin shqiptar. Disa prej tyre tashmë po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

Sa i përket çmimeve në përgjithësi, thonë se janë rritur por akoma janë të përballueshme për ta.

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt.

Përmes kësaj marrëveshje shmangen radhët e gjata dhe lehtësohen kushtet e udhëtimit të qytetarëve.

Në 24 orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas.

Gazetare: Irda Bajraktari  

/rtsh.al/