RTSH 24 Live

Sociale

Fluks i lartë vizitorësh në Portin e Sarandës, korriku shënoi rritje me 10% krahasuar me një vit më parë

26/07/2024

Fluks i lartë vizitorësh në Portin e Sarandës, korriku shënoi rritje me 10% krahasuar me një vit më parë

Porti detar i Sarandës pret çdo ditë mijëra turistë nga mbarë bota. Sipas përgjegjëses, Hatixhe Ismaili fluksi i udhëtarëve që hyjnë e dalin në këtë port është i lartë, ku dhe gjatë këtij muaji ka patur një rritje të konsiderueshme prej 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

“Gjatë muajit korrik ka rritje në  krahasim me vitin e kaluar, por nuk është trendi që prisnim”, tha Ismaili.

Përveç turistëve gjatë kësaj periudhe është rritur ndjeshëm edhe numri i trageteve e kruizeve. Ndërkohë që Ismaili pohoi se për shkak të pamundësisë së infrastrukturës jahtet nuk mund të përpunohen të gjithë në port. Numri i jahteve është ulur për arsye të pakta që ofron Porti’, tha ajo.

Saranda ose siç njihet ndryshe Perla e Turizmit është kthyer tashmë në një prej destinacioneve më të frekuentuara jo vetëm nga turistë vendas por dhe të huaj.

Gazetare L.Fili

/rtsh.al/