Në kuadër të takimeve me Diasporën shqiptare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është pritur nga shqiptarët në Belgjikë, ku deklaroi se duhet votuar kundër qeverisë së kryeministrit Rama, me qëllim që sipas tij, Shqipëria të integrohet në BE.
“Diaspora është shpresa për ndryshimin, për ta kthyer Shqipërinë drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga regjimi narko-trafikant i Edi Ramës. Situata në Shqipëri është emergjente. Ne sot në Shqipëri kemi një narko-regjim.
Ne nuk kemi një kryeministër, siç ka çdo vend i Europës, ne kemi një narko-kryeministër dhe kemi narko-qeveri. Kemi një njeri që vetëm ka mashtruar.
Kemi një njeri, që largoi për 10 vite 1.1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Kemi në krye një njeri që ka si qëllim ta shkatërrojë e shpopullojë Shqipërinë, që vendi ynë të kthehet në tokë të djegur për shqiptarët dhe tokë pjellore për krimet e George Soros. Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin e sigurinë. Drejtori i Policisë shqiptare sot është përfaqësues i mafies. Çdo premtim në fushatë, Rama e kishte mashtrim”, tha Noka.
Noka ka theksuar se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për të ndarë korrupsionin me epokën e zhvillimit.
“Nga 11 maj kur do votoni, ju do të jeni vendimtar në fatin e Shqipërisë suaj. Zgjedhjet e 11 Majit, janë procesi që do të ndajë dy epoka, epokën e narkosit, krimit, dhe korrupsionit me epokën e zhvillimit dhe integrimin e Shqipërisë. Jam shamë krenarë për degën e PD këtu në Bruksel.
I jemi mirënjohës çdo shqiptari kudo në botë, sot kemi nevojë të flasim me ta dhe t’u themi që e drejta Kushtetuese e votës së mohuar, do bëhet realitet falë këmbënguljes së PD-së dhe Berishës. Duke u rikthyer të drejtën e votës, shënojmë hapin e parë në rikthimit tuaj në atdheun tuaj, i zhvilluar dhe më shumë se atdheu dytë ku ju jetoni. Ne mendojmë se duke imponuar qeverinë për votën tua, kemi arritur të ribëjmë një lidhje të fortë mes jush dhe vendit tonë.
Tashmë lidhja nuk do jetë thjeshtë shpirtërore, por një lidhje e fortë sepse nga sot, nga 11 maj kur do votoni, ju do të jeni vendimtar në fatin e Shqipërisë suaj. Është koha jonë, tashmë është radha jonë, e shqiptarëve të diasporës. Nuk ka asnjë vend ne botë që e ka gjysmën e vet në emigrim”, deklaroi Noka.
/rtsh.al/