RTSH 24 Live

Teknologji

Fitimet e kompanisë Samsung elektroniks rriten vrullshëm

05/04/2024

Fitimet e kompanisë Samsung elektroniks rriten vrullshëm

Kompania Samsung Electronics ka bërë të ditur se pret që fitimet e aj në tre muajt e parë të këtij viti të jenë 10 fish më të larta se ato të së njëjtës periudhë të vitit 2023.  Kjo si pasojë e përmirësimit të situatës në treg pas pandemisë së covid 19 si dhe rritjes së kërkesës për produkte që kanë lidhje me inteligjencën artificial.  

Kompania shumëkombëshe me seli në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, smartfonëve dhe telvizorëve.  Për periudhën janar – mars 2024, pritet që fitimet e kompanisë të shkojnë në 4.9 miliardë dollarë, 931 përqind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.  

Çmimet e cipave të kujtesës në tregjet botëore u rritën me gati një të pestën vitin e shkuar. Ndërkaq, tërmeti që goditi Tajvanin në datën 9 prill, pritet të kufizojë ofertën botërore të cipave të kujtesës, çka i jep mundësi Samsung të rrisë ende më shumë çmimet e këtyre produkteve. Në Tajvan ndodhen disa kompani të mëdha të prodhimit të këtyre çipave, përfshi edhe një që furnizon Apple. Ndërsa tërmeti nuk shkaktoi ndonjë dëm të madh në prodhimin e këtyre kompanie, ai shkaktoi ndërprerje në procesin e furnzimit. 

Samsung ndërkohë pritet të shënojë një rritje të mëtjeshme të fitimeve nga shitetjet të smartfonëve Galaxy S24 që u lançuan në muajin janar. 

Gazetare Elda Pepa 

/ rtsh.al /