RTSH 24 Live

Sociale

Fishat e diabetit në Korçë, shtohen 2 kategori pacientësh që do t’i përfitojnë

27/07/2024

Fishat e diabetit në Korçë, shtohen 2 kategori pacientësh që do t’i përfitojnë

Shtohen kategoritë e personave që vuajnë nga diabeti dhe përfitojnë falas fishat me anë të së cilave matin nivelin e sheqerit në gjak dhe mbajnë nën kontroll sëmundjen.

Kategorisë përfituese, sipas vendimit të fundit të Qeverisë Shqiptare i shtohen edhe personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës dhe të gjitha këto do të mbulohen nga fondi i Qeverisë.

Ky vendim i cili vjen në vazhdën e mbulimit shëndetësor universal, për të mbështetur pacientët në cilësinë e jetës dhe për të lehtësuar kurimin e tyre, është përshëndetur nga qytetarët

Është diçka shumë e mirë se me një pension minimal që marrin ata nuk mund ti përballojnë dot shpenzimet e mjekësisë”, tha një qytetar.

Ndërkohë burime pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Korçë bëjnë të ditur se deri më tani, fishat e diabetit falas i kanë përfituar 58 pacientë të grup moshës 0 deri në 25 vjeç dhe 5453 pacientë mbi 65 vjeç.

/RTSH/