RTSH 24 Live

Botë

Finlanda paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

25/05/2023

Finlanda paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Ukraina ka falënderuar Finlandën e cila ka vendosur të jap ndihmë ushtarake shtesë Kievit për t’i bërë ballë agresionit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kjo ndihmë ushtarake vjen në kuadër të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së tij në Helsinki.

“Falënderoj Finlandën dhe presidentin për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve tona të arritura në Helsinki. Paketa e 16-të e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, e cila do të përfshijë sisteme kundërajrore dhe municione, nevojitet urgjentisht në fushën e betejës. Së bashku deri në fitore”, ka shkruar Zelensky në twitter.

Paketa e re e ndihmës ushtarake përfshin sisteme kundërajrore dhe municione.

/rtsh.al/