RTSH 24 Live

Euro 2024

Finalja e Berlinit, Fuente: Më 14 korrik, spektakël i vërtetë. Anglinë do ta godasim me kundërsulm

11/07/2024

Finalja e Berlinit, Fuente: Më 14 korrik, spektakël i vërtetë. Anglinë do ta godasim me kundërsulm

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka deklaruar se ekipi i La Rojas do të përpiqet të imponojë stilin e saj të lojës në finalen e madhe kundër Anglisë që do të mbahet të dielën më 14 korrik.

Për sfidën që do të luhet në Berlin, Fuente ka theksuar se sportdashësit do të shohin një spektakël të vërtetë.

Ka entuziazëm në idenë e përballjes me një kundërshtar shumë të rëndësishëm, me lojtarë të mrekullueshëm. Janë dy skuadra në formë të shkëlqyer dhe gjithçka sugjeron se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për shikuesit”, është shprehur trajneri spanjoll.

Fuente ka shpjeguar gjithashtu se Spanja dhe Anglia kanë stile të ndryshme loje, pasi sipas tij “Tre Luanët” janë një skuadër fizike ndërsa spanjollët sipas Fuentes, do të përpiqen të mbajnë topin dhe do të godasin me anë të kundërsulmeve.

Ne kemi stile krejt të ndryshme, por Anglia është një skuadër fizike, me lojtarë që pëlqejnë hapësirat. Ne do të përpiqemi të imponojmë stilin tonë, të kemi posedimin e topit, edhe nëse kemi mundësinë të luajmë në kundërsulm. Por në fund do të hyjnë në lojë edhe aspekte të tjera: të mos bësh gabime, ndjenjën e të diturit se ka pak hapësirë për gabim, të mos duash të humbasësh, të duash të fitosh”, ka shpjeguar Fuente.

/rtsh.al/