RTSH 24 Live

Kulturë

Festivali i Teatrit të Kukullave, mbyllet me sukses edicioni i 18-të i “Xinxifilo” në Pogradec

10/06/2024

Festivali i Teatrit të Kukullave, mbyllet me sukses edicioni i 18-të i “Xinxifilo” në Pogradec

Është mbyllur me sukses Festivali i Teatrit të Kukullave “Xinxifilo” në qytetin e Pogradecit i cili këtë vit vinte në edicionin e tij të 18-të.

Për 4 ditë me radhë trupa nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Tetova e Maqedonisë së Veriut kanë argëtuar fëmijët me shfaqje kukullash, të cilat në vetvete kishin përmbajtje edukative.

Të gjitha shfaqjet janë ndjekur me mjaft interes nga vogëlushët e qytetit liqenor.

Ky festival i kthyer në një traditë për Pogradecin, pritet që vitin e ardhshëm të shndërrohet në një festival ballkanik ku të ftuar do të jenë edhe trupa teatri nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/