RTSH 24 Live

Botë

Festivali i dritave ndriçon Berlinin “Festojmë Lirinë” është motoja e këtij viti

2 orë para

Festivali i dritave ndriçon Berlinin “Festojmë Lirinë” është motoja e këtij viti

Çdo tetor, në Berlin zhvillohet Festivali i Dritave. Deri me 13 tetor, për dhjetë netë nga ora 19:00 deri në 23:00 vizitorët mund të shohin  dritat e projektuara mbi monumentet dhe ndërtesat e njohura  në të gjithë kryeqytetin gjerman si Porta e Brandenburgut apo Katedralja e Berlinit.

Dritat shumëngjyrëshe transformojnë fasadat e godinave të Berlinit në pamje spektakolare, ndërsa shfaqja e tyre shoqërohet me muzikë. Motoja e festivalit të këtij viti është “Festojmë Lirinë” dhe sipas organizatorëve bashkon tema të tilla si liria, zhvillimi i lirë i individit dhe vetëvendosja.

Festivali i famshëm i Dritave, këtë vit po mban edicionion e tij të 20-të. Ai është një nga festivalet më të mëdha të ndriçimit në botë dhe mbahet në Gjermani që nga viti 2005. Këtë vit, festivali përkon edhe me 35-vjetorin e Rënies së Murit të Berlinit.

/RTSH/