RTSH 24 Live

Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, promovohet në panair produkti simbol

12/11/2024

Festa e Shegës në Lezhë, promovohet në panair produkti simbol

Lezha e cila njihet për shegët e saj plot vlera, ka organizuar “Shega Fest”, nëpërmjet një panairi, por edhe një aktiviteti kulturor është promovuar fruti i cilësuar si simboli i shëndetit . Kjo festë tashmë  është kthyer në një traditë që synon promovimin e prodhimit vendas që pasuron gastronominë.

Drejtor i Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhani tha se shega është jo vetëm një produkt i rëndësishëm për bujqësinë, por është dhe një simbol i kulturës dhe traditës së Lezhës.

Produktet e shegës janë kurative, bëhen ëmbëlsira shumë të mira më shegë, të gjithë këto na motivuan për të bërë një festë që Lezha ta ketë në kalendarin e saj.

Në Lezhe kultivohen rreth 120 hektarë shegë dhe prodhimi këtë vit ka qenë i bollshëm, por problem për fermerët mbetet mungesa e tregut.

/rtsh.al/