Afati i fundit i dorëzimit të këngëve për tu bërë pjesëmarrës në festivalin e 63 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar janë datat 27 , 28 dhe 29 shtator. Për tre ditë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit duhet të dërgojnë krijimet e tyre në emailin zyrtar : festivali63@rtsh.al, ndërsa më pas do të marrin konfirmimin për dorëzimin me sukses të materialeve. Drejtoresha Artistike e Fest 63. Elhaida Dani në një thirrje nga rrjetet e saj sociale rikujtoi edhe njëherë të gjithë artistët të cilët kanë dëshirë ti bashkohen festivalit të fund vitit që të bëhen pjesë duke nisur materialet e tyre .
“Këto janë ditët e fundit që na ndajnë nga afati i dorëzimit të këngëve në festivalin e 63-të dhe pranimi bëhet me email-in: festivali63@rtsh.al dhe pas dorëzimit të materialeve do t’ju dërgojmë një email i cili konfirmon që materialet janë pranuar me sukses”, u shpreh ne rrjetin e saj social Drejtoresha Artistike e Fest 63, Elhaida Dani.
Në email artistët duhet të dërgojnë materialet e tyre sipas rregullores
Këngën e plotë në formatin mp3 .
Orkestralen bashkë me zëra shoqërues në formatin mp3 .
Tekstin e këngës në formatin ëord.
Minutazhi i këngës konkurruese nuk duhet t’i kalojë 4 Minuta.
Emrat e autorëve të këngës konkurruese (kompozitori, poeti, orkestruesi, producenti realizues dhe studio realizuese).
Autorët e këngës duhet të jenë shqiptarë.
Kompozitori lejohet të prezantojë në festival vetëm 1 këngë
Fotografi të artistit apo grupit performues nëse merr pjesë për herë të parë në festivalin e RTSH-së.
Artisti performues (këngëtari) duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç.
Numër kontakti dhe email për komunikim direkt me stafin e festivalit.
Krijimet duhet të jenë të reja e të pa publikuara më parë.
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/