Teksa 13 dite na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 62-të i këngës në RTSH, këngëtarët që do të ngjiten në skenë në natën e parë kanë bërë provën e parë bashkë me orkestrën simfonike dhe bendin, që drejtohet nga Elton Deda.
Drejtori artisik i festivalit, Bojken Lako thotë se provat po bëjnë bashkë të gjithë komponentët. "Është një ndjesi shumë e bukur për të gjithë këngëtarët që po shkojnë drejt një formësimi të ri të krijimeve të tyre" tha Lako.
Në skenën e festivalit të 62-të do të ngjiten 31 këngëtarë, krijimet e të cilëve u përkasin rrymave të ndryshme muzikore.
"Kjo larmi përbën edhe surpriza në tingëllimin e përgjithshë muzikor" thotë drejtori artistik i festivalit Bojken Lako.
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.
Gazetare Albana Agolli
/ rtsh.al /