RTSH 24 Live

Kulturë

Fest 61/ Erma Mici merr çmimin "Artisi më i mirë debutues"

22/12/2022

Fest 61/ Erma Mici merr çmimin "Artisi më i mirë debutues"

Erma Mici është shpallur fituesja e çmimit "Artisi më i mirë debutues", çmimi i parë që u nda në këtë natë finale të Fest 61.

Mici, e cila solli në Festival këngën "Kozmosi i Dashurisë", mori vlerësimin maksimal nga juria profesioniste dhe juria e medias, duke rrëmbyer kështu edhe çmimin.

Në skenën e madhe, çmimi iu dorëzua këngëtares nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

/rtsh.al/