RTSH 24 Live

Sociale

Fëmijët rrezikohen nga teknologjia, psikologët rekomandojnë menaxhim nga ana e prindërve

15/05/2024

Fëmijët rrezikohen nga teknologjia, psikologët rekomandojnë menaxhim nga ana e prindërve

Përdorimi i teknologjisë informative nga fëmijët duhet të jetë nën mbikëqyrje nga prindërit, sepse ata mund të bëhen pre e mashtrimeve dhe manipulimeve në të .

Sipas psikologes, Anjeza Dervishi edhe në Gjirokastër ka patur raste që fëmijët kanë rënë pre e bullizmit kibernetik, një prej llojeve më të rrezikshëm të bullizmit. 

Ndodh që një informacion privat, në një kohë shumë të shkurtër të shpërndahet në një rrjet të madh njerëzish edhe kështu që pasojat mund të shkojnë deri në vetëvrasje”, tha psikologia.

Shmangia e tyre plotësisht është e pamundur, por prindërit thonë se mundohen të menaxhojnë dhe kontrollojnë kohën që fëmijët kalojnë në internet.

Sociologët dhe psikologët thonë se lojërat e ndryshme gjithashtu po bëjnë që fëmijët të jenë më agresivë në jetën e përditshme, por po ndikojnë edhe në cilësinë në arsim.

/rtsh.al/