RTSH 24 Live

Botë

Fëmijë me koka të prera dhe masakër në popull, flet shqiptarja në Izrael, Çili: "Djali im është ushtar, Izraeli nuk është terrorist"

29/05/2024

Fëmijë me koka të prera dhe masakër në popull, flet shqiptarja në Izrael, Çili: "Djali im është ushtar, Izraeli nuk është terrorist"

“Izraeli nuk është vend terrorist", kështu deklaroi Ana Çili e cila ka një guidë turistike në Izrael. E ftuar ne studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, Ana Çili u shpreh se gjithashtu edhe djali i saj punon në aviacionin ushtarak duke theksuar se nuk ishte pilot por teknik avionësh.

Çili gjithashtu tha se realiteti është ndryshe me ato që mund të dëgjohen nga mediat dhe se nuk ka dëgjuar kurrë për përdhunime ndaj alaksanëve. Ajo theksoi se Izraeli nuk është një vend terrorist dhe se ka gjithmonë reagime civile kundër qeverisë në mbrojtje të njerëzve të pafajshëm.

Unë kam dhe djalin që merr pjesë në ushtri, djali im është në aviacionin ushtarak. E ka punë, nuk është pilot por teknik avionësh. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë nga djali im që përdhunojmë alaksane. Ju e keni më të lexuar dhe me të parë por unë jetoj atje. Më dhimbset ai popull, ato fëmijë, ato gra por them që Izraeli nuk është shtet terrorist. Nuk mund të flas Netanjaun sepse nuk më takon por di që ka gjithmonë demonstrata kundër qeverisë, ka reagim qytetar. Populli izraelit është një popull me virtyte të larta”, tha Çili.

/rtsh.al/