Për autorin, ky libër është libri i tij i jetës, pasi i ka marrë jo pak, por 17 vite punë për ta shkruar dhe se ai është shkruar në tri kontinente.
“Afrimi i madh” është shkruar i hartuar si një kiss-and-memoir, puthje dhe kujtime, si një vëllim që është e vërteta e kujtuar dhe e shkruar nga autori për një ndër periudhat më të rëndësishme të jetës së tij.
Nga ana tjetër, ky libër sjell në vëmendje edhe historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që autori i konsideron periudhën e Afrimit të Madh mes dy vendeve.
Për Fatos Tarifën, ky vëllim është një konstruksion letrar, jo një thriller diplomatik ose politik.
Kujtimet e shkruara në libër, autori thotë se janë historia e tij, duke qenë personazhi dhe autori i tyre, por edhe guideri që e shoqëron lexuesin në kujtimet këtej dhe andej Adriatikut.
Fatos Tarifa ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete perëndimore dhe është titullar i një sërë lëndësh në fushën e Sociologjisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Fatos Tarifa ka qenë ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës (1998-2001) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2001-2005).
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/