RTSH 24 Live

Aktualitet

Familja e Naim Murselit, jo e denjë, avokati: Fjalimet e babait të tij shtuan dhimbjen e familjes së Liridonës

15/05/2024

Familja e Naim Murselit, jo e denjë, avokati: Fjalimet e babait të tij shtuan dhimbjen e familjes së Liridonës

Vrasja tragjike e 30-vjeçares Liridona Ademaj ka qenë në fokus të emisionit të sotëm të emisionit “Jetë Shqiptare”në RTSH. Për të folur mbi detaje të reja të kësaj çështje avokati Granit Cenaj  u shpreh se duke ju referuar fakteve plotësisht të sakta bëhet fjalë për një krim ku janë përfshirë grup të organizuar.

Gjithashtu avokati Cenaj u shpreh se viktima ditën e vrasjes e kishte menduar si një ditë të zakonshme.

Sot mund ti referohemi vetëm dy fakteve si plotësisht te sakta, atë që kemi një viktimë të pafajshme dhe mbi të gjitha që kemi një grup të organizuar i cili ka organizuar në detaje nga shtytësi që është Naim Murseli dhe dy dorasit që kanë realizuar një vrasje jashtëzakonisht makabre në një situatë që askush nuk do ta mendonte, ku viktima ne rastin konkret, paraprakisht kishte drekuar se bashku me bashkëshortin e saj dhe kishte menduar se do të jetë një prej ditëve më të zakonshme por në fakt nuk ndodhi kështu dhe në lidhje me këtë rast ende nuk kemi një komunikatë zyrtare”, tha avokati Cenaj.

Avokati Cenaj u shpreh familja e Naimit nuk ishte e denjë sepse fjalët e babait të tij kanë shtuar më shumë dhimbjen e familjes së viktimës.

Mendoj që familja e shtytësit dhe personit që ka qenë bashkëshorti i viktimës ka qenë jo denjë. Edhe nga tradita kombëtare por dhe nga aspekti ligjor kur brenda familjes ka një element i cili është fajtor për një rast makabër si ky minimale që duhet të veproj është që të heshtë. Sepse mendoj që edhe familja e Naimit ka pasur shumë të paqarta,  shumë rrethana që më vonë janë vërtetuar prandaj mendoj që fjalët e babait të Naim Murselit mendoj që kanë qenë të ngutshme dhe vetëm sa kanë shtuar dhimbjen e familjes së viktimës”, tha avokati.

/rtsh.al/