RTSH 24 Live

Kronika

Falsifikoi dokumente pronësie e inskenoi vjedhjen në institucion, pranga drejtorit të tokave në Vlorë

15/10/2021

Falsifikoi dokumente pronësie e inskenoi vjedhjen në institucion, pranga drejtorit të tokave në Vlorë

Bardhyl Gjika, Drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, i cili katër ditë më parë denoncoi një vjedhje, që sipas tij kishte ndodhur në institucionin që drejton, por që këtë të premte u arrestua pasi rezulton të ketë inskenuar grabitjen pasi kishte zbuluar se ishte nën hetim për falsifikim dokumentesh.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, nga drejtori Gjika kishte pretendime se një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi, por ka rezultuar se e gjithë ngjarja është inskenuar nga Gjika dhe specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.
Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve.
Burime nga policia sqaruan se një tapi dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim në bregdet në Dhërmi ishin falsifikuar në favor të Spiro Dunit, çështje e cila ishte nën hetim pasi ka pasur pretendime për falsifikime dhe dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Për të penguar këtë proces, 3 bashkëpunëtorët, për të mos u zbuluar falsifikimi, sajuan vjedhjen e tyre.