RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024-Anglia mposht Serbinë 1-0, vendos Bellingham

16/06/2024

Euro 2024-Anglia mposht Serbinë 1-0, vendos Bellingham

Serbia nuk ka rezistuar dot përballë Anglisë duke u thyer që në minutën e 13. Anglezët kaluan në avantazh me anë të Bellingam duke “thyer” mbrojtjen serbe. “3 Luanët” e mbajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme dhe duke u renditur të parët në grupin C. 

Protagonist ka qenë Bellingham, i cili shfrytëzoi një krosim në zonë e nga djathta dhe nuk e pati të vështirë ta dërgojë me kokë topin drejt rrjetës në minutën e 13 (Shiko golin).

Ndeshja e cila u luajt në Gelsenkirshen është e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Europian 2024 që po mbahet në Gjermani teksa dy skuadrat e tjera të këtij grupi Sllovenia dhe Danimarka u ndanë në barazim 1-1.

Anglezët kanë marrë sot 3 pikët e para në Euro 2024 teksa shihen si pretendentët kryesorë për të fituar trofeun por gjithçka do ta tregojë fusha e lojës.

Para ndeshjes  huliganët serbë u përplasën me ata anglezë, janë parë duke nxituar drejt një lokali në të cilin rreth tridhjetë tifozë serbë ishin duke pirë, transmetojnë mediat britanike.

Sipas mediave britanike, raportohet se në përleshjen e tifozerive janë përfshirë edhe tifozë shqiptarë. Videot që qarkullojnë në internet tregojnë përleshjen ku hidhen "tavolina, karrige, shishe qelqi".  Ndërkaq policia gjermane vihet pas tyre duke ndjekur tifozët ndërsa një tifoz mund të shihet duke u shkelmuar në tokë përpara se oficerët të ndërhyjnë.

Pastaj protagonistët e dhunës janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa në vendngjarje mbërritën rreth 200 policë gjermanë. Përleshja mes dy tifozerive ishte paralajmëruar më herët pasi dy grupet konsiderohen si tejet të dhunshëm teksa janë përplasur edhe më parë në ndeshjet e luajtura midis dy vendeve në rang klubesh.

/rtsh.al/