RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024- Anglia mposht Holandën dhe luan finalen e madhe ndaj Spanjës më 14 korrik

10/07/2024

Euro 2024- Anglia mposht Holandën dhe luan finalen e madhe ndaj Spanjës më 14 korrik

Anglia është skuadra e dytë finaliste e cila do të përballet me Spanjën në Berlin më 14 korrik. “Tre Luanët” mposhtën “Tulipanët” me një gol të Watkins të shënuar në minutën e 91’.  

Ndeshja dukej se do të shkonte në shtesë pas barazimit 1 me 1 si rrjedhojë e golave të Simons dhe Harry Kane, por zëvendësimi i bërë nga trajneri Southgate bëri që Anglia të dukej më kërcënuese. Në këtë mënyrë, Ëatkins shfryëtzoi një mundësi në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetën e Holandës.

Tulipanët u përballën kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin të gjysmëfinales së Kampionatit Europian 2024.

Ishte Holanda që kaloi në avantazh në minutën e 9 me anë të Simons pas një goditje nga jashtë zonës, por anglezët u treguan më kërkues dhe arrijnë të gjejnë golin në minutën e 18 nga këmbët e Harry Kane i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar po ai brenda zonës së rreptësisë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat po luanin në mënyrë të ekuilibruar duke kërcënuar portat respektive herë pas herë, dhe kjo po jepte përshtypjen se ndeshja do të shkonte në shtesë ashtu siç Anglia kishte luajtur dy ndeshjet e kaluar. Por Watkins që Southgate hodhi në fushën e lojës mendoi ta shkurtojë rrugën drejt finales, duke shënuar në minutën e 91 të sfidës.

Në këtë mënyrë, “Tre Luanët” do të ndeshen me Spanjën më 14 korrik në Berlin në finalen e madhe të Kampionatit Europian, ku do të mësohet edhe kampionia e Europës së këti edicioni të turneut më të madh europian.

/rtsh.al/