Anglia do të kërkojë finalen e Kampionatit Evropian, kur të ndeshet të mërkurën me Holandën në Dortmund në gjysmëfinalen e dytë pas asaj mes Spanjës dhe Francës, ku fituese doli Furia e Kuqe.
Fituesi do të luajë me Spanjën në finalen e së dielës. Por çfarë do të duhet të dini për ndeshjen e madhe të gjysmëfinale.
Trajneri i Anglisë, Southgate duhet të zgjedhë nëse do të mbajë Ezri Konsan në qendër të mbrojtjes pasi ai zëvendësoi Marc Guéhi të pezulluar kundër Zvicrës.
Southgate po shqyrton edhe gjendjen fizike të Harry Kane pasi kapiteni i Anglisë u largua me ngërç në kohën shtesë kundër Zvicrës.
Ivan Toney doli nga pankina dhe shënoi një nga pesë penalltitë e suksesshme të Anglisë.
Nga ana tjetër, trajneri i Holandës, Ronald Koeman mund të mbajë formacionin e tij të pandryshuar për ndeshjen e tretë radhazi, me Memphis Depay që do të startojë së bashku me Cody Gakpo dhe Steven Bergëijn përpara.
Anglia ka luajtur plot një orë më shumë se Holanda në 10 ditët e fundit, pasi mundi Sllovakinë në kohën shtesë dhe më pas Zvicrën në penallti. Ndërsa holandezët fituan ndaj Rumanisë dhe Turqisë pa pasur nevojë për kohë shtesë.
Holanda shënoi golin e hapjes vetëm në një nga pesë ndeshjet e saj deri më tani në Euro 2024, kundër Rumanisë në 16-tat.
Anglia shënoi golin e hapjes për herë të fundit kundër Danimarkës në fazën e grupeve.
Holanda nuk ka arritur në një finale të Kampionatit Evropian që kur fitoi turneun në vitin 1988 dhe për herë të fundit ishte gjysmëfinaliste në 2004.
/rtsh.al/