RTSH 24 Live

Letërsi

Et’hem Ruka publikon dy libra të rinj, autori ngre debate të zjarrta lidhur me të ardhmen e njeriut

06/03/2024

Et’hem Ruka publikon dy libra të rinj, autori ngre debate të zjarrta lidhur me të ardhmen e njeriut

Et’hem Ruka, biologu i njohur dhe ish-ministër i Arsimit publikoi 2 librat e tij të radhës “Takim me vetveten” dhe ,”Përtej njeriut”, dy  botime me mjaft vlera për lexuesit.

Ruka thotë se janë dashur miliarda vite për të prodhuar njerëzimin. Autori sjell për publikun një nga debatet më të zjarrta në lidhje me të ardhmen e njeriut dhe njerëzimit, bazuar në zhvillimin e teknologjive të fundit,

Et'hem Ruka është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore.

Mes titujve të shumtë përfshihen edhe librat “Biologjia, - shkenca e jetës”, “Transhumanizmi” si dhe tekste për nxënësit e shkollave të mesme.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/