RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para për parlamentaret, ndërsa kryeson për presidencë Siljanovska

08/05/2024

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para për parlamentaret, ndërsa kryeson për presidencë Siljanovska

Në Maqedoninë e Veriut sot ( 8 Maj ) u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Të drejtën e votës e kishin mbi 1.8 milion votues, të cilët votuan për 17 parti politike dhe koalicione.

Po të mërkurën u votua edhe për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale. Në garë ishin presidenti i deritanishëm  Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. 

Kutitë e votimit në 3840 vendvotime u hapën në ora 07:00 e u mbyllën në 19:00.

Pjesëmarrja për zgjedhjet presidencialie ishte 46.43%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ishte 53.43%.

Sipas rezultateve preliminare të KSHZ nga gjithsej 293.783, prej 1.815.350 votuesve, udhëheq  VMRO-ja me 47.196 vota e ndjekur nga LSDM me 15.908. Ndërsa në bllokun shqiptarë prin Fronti Evropian me 33.284, ndërsa VLEN 27.792 vota.

Zgjedhjet u vëzhguan nga 2000 vëzhgues, nga të cilët 1078 ishin vendas dhe 770 vëzhgues të huaj.

Ao u ndoqën nga 66 gazetarë të huaj.

Misioni i OSBE/ODIHR  akreditoi 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë.

Zgjedhjet u monitoruan nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.

/ rtsh.al /