RTSH 24 Live

Kuzhinë

Erëzat e shëndetshme që duhet të keni në kuzhinë

15/11/2022

Erëzat e shëndetshme që duhet të keni në kuzhinë

Erëzat dhe mënyrat natyrale janë me të vërtet të çmuara sepse përmirësojnë dietën ushqimore dhe shëndetin. Periudha të vitit si ndryshimi i stinëve mund t’ju vënë në vështirësi shpesh herë. Lodhje, uri, përgjumje dhe shumë simptoma të tjera të lidhura më stresin mund ti "kuroni" me një ushqim të pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Shpesh ndodh që të përgatitni një çaj me erëza të ndryshme por cilat janë ato aleate të shëndetit të mirë. 

Shafrani i Indisë shquhet për ngjyrën e tij të theksuar portokalli. Është një erëz shumë e përdorur në kuzhinë për të përgatitur ushqime dhe jo vetëm por shumë e shëndetshme. Nëse dëshironi të pastroni trupin dhe të rinovoni lëkurën gjatë ndryshimit të stinës.

Kanella është një antiseptik natyral ajo ka veti dezinfektuese, antibakteriale dhe stimuluese. Është perfektë për luftuar lodhjen dhe për të rritur sistemin imunitar.

Koriandra është e njohur që në kohët e lashta për përdorimin e saj. Gjethet e saj janë të ngjashme me majdanozin por koriandra është shumë e mirë për te nxitur tretjen dhe fal efektit stimulues ajo lufton lodhjen dhe tonifikon mendjen.

Arrë myshku është e njohur për vetitë e saj qetësuese dikur përdorej edhe kundër dhimbjeve të dhëmbëve, gastritit, të përzierave etj.

Speci djegës është një përbërës plotë ngjyrë i kuzhinës mesdhetare dhe i pasur me veti të dobishme falë përmbajtjes së vitaminave, kripërave minerale gjithashtu ka veti analgjezike dhe stimulon prodhimin e endorfinës.

/rtsh.al/