RTSH 24 Live

Aktualitet

EMRAT- KLP i hap rrugën plotësimit të vakancave në gjashtë prokurori të vendit

14/02/2025

EMRAT- KLP i hap rrugën plotësimit të vakancave në gjashtë prokurori të vendit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pas seancave plenare, me pjesëmarrjen edhe të  EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë, i hapi rrugën plotësimit të vakancave në gjashtë prokurori të vendit.

Sipas njoftimit për shtyp, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të renditjes së kandidatëve në garë për pozicionet vakante Nr.1 dhe Nr. 2, në Prokurorinë e Tiranës, sipas procedurës së transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele. Për të dyja këto vakanca renditja e kandidatëve rezultoi si vijon:

  1. Vitjuna Mata
  2. Gentian Habazaj
  3. Blerta Hamza

KLP-ja, pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, miratoi projekt-aktin për plotësimin e vakancave në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

  1. Prokuroria Durrës, 5 vende
  2. Prokuroria Elbasan, 5 vende
  3. Prokuroria Tiranë, 10 vende
  4. Prokuroria Shkodër, 2 vende
  5. Prokuroria Fier, 1 vend
  6. Prokuroria e Apelit, 3 vende

“Në vijim, Këshilli miratoi unanimisht komandimin e prokurores Pranvera Gruda si Këshilltare Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua fillimi i procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për 26 (njëzet e gjashtë) kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen në vitin akademik 2024-2025. Me fillimin e procedurave u hodh edhe shorti për caktimin e relatorit përkatës.”, thuhet në njoftim.

Lista e kandidatëve dhe relatorët përkatës:

  1. Alba Meta –  M. Duda
  2. Anisa Gju –  M. Duda
  3. Anxhela Dake –  M. Duda
  4. Blerina Karaj –  M. Duda
  5. Brikena Mile –  E. Mërkuri
  6. Bruno Stërmasi –  E. Mërkuri
  7. Denada Xhera –  E. Mërkuri
  8. Elda Goxhaj –  E. Mërkuri
  9. Elida Gradovari –   O. Eminaj
  10. Elisa Çela –     E. Mërkuri
  11. Enkelana Shala –     O. Eminaj
  12. Eva Zeneli –     O. Eminaj
  13. Fabiola Laha –     O. Eminaj
  14. Gerando Skreli –     M. Duda
  15. Irma Velo –     O. Eminaj
  16. Ismet Dervishi –    E. Mërkuri
  17. Iva Hoxha –    M. Duda
  18. Klejdi Mullaj –    M. Duda
  19. Lixhers Mali –    O. Emini
  20. Malbora Dinaj –    E. Mërkuri
  21. Marilda Frashëri –    E. Mërkuri
  22. Masila Lulaj –   O. Eminaj
  23. Miklevana Qema –    O. Eminaj
  24. Roland Paja –    E. Mërkuri
  25. Skerdi Sinanaj –    M. Duda
  26. Teuta Pisku –    M. Duda

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurores Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshshëm, Korçë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe veprimtarinë jashtë funksioni për prokurorin Eni Çulli.

“Në përfundim, u paraqitën përpara Këshillit edhe Raportet Vjetore për vitin 2024, për Komisionin e Disiplinës, Komisionin e Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.”, njofton KLP-ja.