RTSH 24 Live

Sociale

Emigrantët mendojnë për pensionin, specialistët e sigurimeve vlerësojnë marrëveshjen me Italinë 

26/07/2024

Emigrantët mendojnë për pensionin, specialistët e sigurimeve vlerësojnë marrëveshjen me Italinë 

Periudha e verës është koha kur emigrantët kthehen nga jashtë, moment i përshtatshëm për plotësimin e kushteve për përfitimin e pensioneve.

Drejtorja e Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, Violeta Staka thekson se ka një interesim të lartë nga emigrantët që janë të interesuar për blerjen e viteve të punës.

“Patjetër që ka të interesuar. Ka edhe nga ata që vijnë të kapin niveloin e viteve të cilat ja kërkon ligji për lidhjen e një përfitimi pa penalizuar formulën e llogaritjes së pensionit. Janë të interesuar edhe të blejnë vitet me qëllim rritjen e viteve kontributive”,  tha Staka.

Ndërkohë drejtorja Staka thekson se marrëveshja me Italinë, zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite.

Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet dy palëve janë një mjet që i ndihmon njerëzit që kanë periudhë kontributive në vendit e tyre, por edhe në shtetin ku janë. Nëse plotësojnë kushtin minimal prej 15 vitesh kontribut, atyre mund t’ju lidhet përfitimi këtu, por nëse e plotësojnë edhe në shtetin ku janë, u lidhet përfitimi edhe atje.

Vonesat e pagesave të kontributeve shoqërore në shumë raste vijnë edhe si pasojë e pamundësisë së qytetarëve për t’i paguar. Megjithatë, kjo është mënyra e vetme për të përfituar një pension të rregullt.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/