RTSH 24 Live

Sociale

Elbasan - Investim në rrjetin e ujësjellësit, synohet furnizimi për 24 orë në të gjithë qytetin

10/10/2024

Elbasan - Investim në rrjetin e ujësjellësit, synohet furnizimi për 24 orë në të gjithë qytetin

Në qytetin e Elbasanit është duke u kryer investim në të gjithë rrjetin e ujësjellësit me synimin rritjen e furnizimit me ujë deri në 24 orë për qytetarët e Elbasanit.

Aktualisht firmat që po merren me projektin kanë shtruar pjesën më të madhe të tubacioneve e madje në disa pjesë të qytetit ka nisur edhe furnizimi me ujë.

Ndërsa në zona të tjera po kryhen testime. Por ende pa përfunduar projekti, kanë nisur problemet. Dhe më i evidentuari është vesi i vjetër. Ai i vjedhjes së ujit.  Ende pa përfunduar ky projekt disa qytetarë po tentojnë të hapin lidhje te jashtëligjshme për të vjedhur ujin.

Inxhinieri Sigli Taçe tregon një rast ku si dedektorët e përdorur nga kompania zbuluan vjedhjen e ujit në rrjetin e ri. 

Teknologjia e përdorur është e aftë të zbulojë të gjitha rastet, ndaj qytetarët abuzues do të përballen me ligjin, siç ishte rasti në fjalë.

/rtsh.al/