RTSH 24 Live

Kulturë

Elbasan, Festivali Ndërkombëtar i Kukullave  ngre siparin 

03/05/2023

Elbasan, Festivali Ndërkombëtar i Kukullave  ngre siparin 

Qyteti i Elbasanit ka mirëpritur Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave, një event kulturor i cili organizohet për here të parë në SHqipëri. 
8 trupa të huaja dhe 3 shqiptare do të ngjiten  në skenën e Teatrit "Skampa".

 


Përgjatë 5 netëve të vegjël e të rritur janë të ftuar të shijojnë magjinë e një shfaqe me kukulla. 
E gjithë kjo sipërmarrje ka ardhur si ide dhe deshirë e aktores së mirenjohur Shegushe Bebeti,  cila prej me shumë se 40-të vitesh u ka dhënë jetë kukullave për fëmijë.

 


Shfaqja parë që çeli festivalin ishte “Ne botën e çokollatave”. Ajo erdhi nën regjinë e Hysen Mullajonuzit. "Në botën e çokollatave” është një vepër teatrale për fëmijë, ku një vajzë e vogël e quajtur Lidia, teksa fle, ëndrra e çon në një botë të çuditëshme, në botën e çokollatave dhe ëmbëlsirave. Aty përveç gjërave të mira e të ëmbla, nuk mungojnë edhe rreziqe, me të cilat vetë Lidia duhet të përballet. 

 

 

/ rtsh /